Artikuj dhe këshilla

Problemet e kyçeve janë me pasoja të rënda

Diagnostika dhe mjekimi jo në kohën e duhur
mund të përqekësijnë gjendjen

Dhimbjet e kyçeve janë problem për shumë njerëz. Mjekimi jo në kohë shpeshë mund të çojë deri gjendje të sëmundjes që të prek të gjithë organizmin. Egzistojnë komplikacione të shumta serioze të shkaktuara nga inflamacionet e kyçeve. Midis atyre janë:

Anemia

Mjekimi i dhimbjeve të kyçeve me barna antiinflamuese ose steroide shkaktojnë ngacmim i stomakut dhe nga atje humbje e gjakut. Me anemin shfaqen lodhje, marramendje, dhimbje koke, dobësi dhe mungesë ajri në frymëmarrjen. Janë në evidencë po ashtu lëkurë e zbehtë, duar dhe këmbë të ftohta, thonjë të brishta, dhimbje në gjoks dhe puls joritmik.

Sëmudje të zemrës

Inflamacionet e zgjatura të kyçeve rritin riskun për sëmundie kardiovaskulare dhe insult. Sindromat e mundshme janë dimbje tek gjoksi, gulçimë, marramendje, vjellje, dobësi. Funkcionet e zemrës çregullohen.

Probleme me sytë (Sindromi i Sjogren)

Sindromi i Sjogrenit është inflamacion që prek gjëndrat që prodhijnë lotët dhe pështyma. Shfaqet si thatësi tek sytë dhe goja, që kalon në kollitje e thatë dhe lëkurë të thatë. Kjo mund të çojë në kruarje dhe djegie, shikim i mjegullt dhe nga këtu të arrihet në infekcione të gojës.

Probleme të mushkërive

Sëmundja e kyçeve mund të shkaktojnë probleme në mushkaritë. Është e mundshme formimi i bashkërritjeve fibroze me të cilat indi i mushkarive transformohet në formime të pafonkcionueshme. Kjo mund të shkaktojë dështim i rënd në frymëmarrjen që paraqitet me kollitje të thatë dhe gulçim.

Osteoporoza

Në disa raste të artritit mund të arrihet deri humbjen e masës së kockave. Rreziku i zhvillimit të osteoporozës rritet dhe me zvogëlimin e aktivitetit fizik si pësoj i dhimbjeve të kyçeve. Komplikimet tek osteoporoza shfaqen si dhimbje në shpinën, fraktura dhe të lakuarit.

Inflamacioni i enëve të gjakut

Inflamacioni i enëve të gjakut quhet vaskulitis. Vaskulitisi është i rrallë por një komplikacion serioz si rezultat të sëmundjeve të kyçeve. Në rast inflamacion të enëve të gjakut rrjedhjen e gjakut ndërpritet.

Depresioni

Dhembja e shkaktuar nga artriti mund të çojë deri vështirësi në punë, fjetja, ushqimit dhe veprime të tjera. Kjo mund të çeli pakanëqasi dhe nervozizëm që kalon në depresion. Simptoma më të shpeshta janë humbje e interesit ndaj detyrave të ditës, mungesë të përqëndrimit, ndenja e fajit dhe trishtimi.