Artikuj dhe këshilla

Me çfarë ushqehen flokët?

Të gjithë që e hajmë është dhe ushqim për flokët

Floku është i formuar nga protein, i quajtur keratin dhe acideamino, kurse ¼ e vëllimit përbëhet nga ujë. Nga struktura e tij mund të dimë nga çfarë kanë nevojë flokët për të qenë të buta si mëndafsht dhe të shkëlqyeshme.

Dihet nga shumë kohë se flokët e bukura nuk kufizohet vetëm në përzgjedhja e mjeteve kozmetike cilësore dhe të përshtatshme. Përkujdesja e mirë për flokët lidhet me këtë me çfarë ushqehemi dhe nëse trupi merrë të gjitha vitminat, mineralet dhe mikroelementet e nevojshme . Me rëndësi të veçant është në menunë tonë të ketë proteina – të përshtatshme janë peshku, qumështi, djathti dhe mishi.

Është e nevojshme të pimë sasira të mjaftueshme lëngje për të siguruar flokut sasirat e ujit që i nevojiten. Grupet themelore të mineraleve që janë të nevojshme për bukurinë e flokëve janë:

Seleni – ruan elasticiteti i indeve, përmirëson funkcionimi i lëkurës së kokës, sidomos ndikon tek zbokthi:

Koenzimi Q10 – roli i tij biologjik është të sigurojë energjin e vet për qelizat në organizmin (rreth 95 % mga energjia e përgjithshme). Ka një efekt të fortë antioksidant që vonon plakjen qelozore.

Luteini – ka një efekt të sprovuar i dobishëm në përforcimin e flokëve. Pranimi i tij përmirëson hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës dhe në këtë mënyrë forcon lidhjen midis rrënjës së flokut dhe lëkurën dhe ndikon mbi rënia e flokëve.

Minerale të tjera të rëndësishme janë hekuri, zinku dhe bakëri të cilat në një mënyrë apo tjetër kontribojnë për bukurin e flokëve.

Me rëndësi jetike për flokët janë vitaminat A, D, C dhe E, sikurse vitminat e grupit B. Vitamina A stimulon veprimi i proteinave keratin dhe kolagjen, që janë përbërës të rëndësishëm për strukturën e flokëve, lëkurës dhe thonjtë. Vitamina E përmirëson funkcionimi i keratinës dhe qarkulimin e gjakut tek lëkura e kokës me të cilën sigurohet rritja e flokëve. Vitaminat B dhe C gjithashtu kontribojnë për rritjen. Vitamina D3 luan një rolë të rëndësishëm në trupin tonë. Ajo ndihmon në regjenerimin e qelizave të reja.

Veprim i sprovuar mbi bukurinë e flokëve ka dhe omega-3 dhe omega-6 poliacide yndyrore të pangopura. Ato ndihmojnë për mirëmbajtien e lëkurës pa rrudha, zvogëlon tharjen dhe në këtë mënyrë ndihmon transferimi i lëndeve të dobishme në drejtim të flokëve.

Çdo çrregullim i strukturës së flokut do të thotë se trupi i mungon ndonjë nga këto substanca të rëndësishme. Më shpesh kjo ndodhet gjatë ndryshimi i stinave, nga stresi, të ushqyeit në mënyrë të padrejt etj. Në këto raste është e përshtatshme të merren shtesa ushqimore për flokët.